Katër policë të Prizrenit janë infektuar me COVID-19.
Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se përveç të infektuarve në izolim janë edhe katër policë të tjerë.
“ Krahasuar me komunat e tjera dhe numrin e banorëve gjendja me COVID nuk është alarmante në Prizren”, tha Osmanollaj shkruan “PrizrenPress”.
Ai fton qytetarët që të tregohen të kujdesshëm në masat mbrojtëse kundër COVID-19.
“Policia është duke bashkëpunuar me institucionet shëndetësore që sa më lehtë të kalojmë këtë pandemi”, tha ai.
Numri i të infektuarve me COVID-19 ka shënuar rritje ditëve të fundit.
Vetëm sot janë shënuar 26 raste të reja.
Tre persona kanë humbur jetën, dy nga Prizreni dhe një nga Suhareka.