Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për katër raste të dhunës familjare që kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës.
Sipas raportit thuhet se 2 raste kanë ndodhur në Prishtinë, një në Lipjan dhe një në Graçanicë.
Viktima të këtyre rasteve kanë qenë gratë, të cilat janë sulmuar fizikisht nga bashkëshortët e tyre.
Rastet e plota sipas policisë:
Prishtinë, 19.10.2021-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Lipjan, 19.10.2021-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Graçanicë, 20.10.2021-17:32.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka fyer dhe maltretuar viktimën femër kosovare, me të cilën bashkëjeton .Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Prishtinë, 19.10.2021-14:00 .Është arrestuar dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare .Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.