Katër të arrestuar në Prishtinë për “lëndim të rëndë trupor”

Prishtinë | 06 Qer 2024 | 22:56 | Nga Ekonomia Online

Katër persona janë arrestuar në Prishtinë.

Ata dyshohen për vepren penale “lëndim i rëndë trupor”.

Ngjarja ka ndodhur me datën 02.06.2024, në rrugën “Shpëtim Robaj”.

“Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personave të dyshuar. Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njërit prej personave të dyshuar i është iniciuar edhe një rast i armëmbajtjes pa leje, pasi të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri.

Të ngjashme