Katër të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Katër persona janë arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të Policisë, në Prishtinë, Gllogoc, Viti e Gjakovë, burrat kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre.

Siç njoftohet, në Prishtinë i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse në tri komunat tjera, të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.

Në të gjitha rastet, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të marra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme