Pesë raste të dhunës në familje brenda 48 orëve

Prishtinë | 07 Mar 2022 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Pesë raste të dhunës në familje janë regjistruar në 48 orët e fundit.

Policia njofton përmes raportit, se dy raste janë në Drenas, dy në Prishtinë e një në Suharekë.

Prishtinë e Drenas, gratë njoftuan policinë se u sulmuan dhe përjetuan dhunë psikike nga burrat e tyre, ndërkohë në Suharekë i mituri ka sulmuar fizikisht femrën kosovare.

Njoftimi i policisë:

Gllogoc, 06.03.2022-17:49.Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Obiliq, 06.03.2022-18:40.Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psiqike nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë, 06.03.2022-18:49. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga prindi i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gllogoc, 06.03.2022-21:18.Viktima femër kosovare ka raportuar se është fyer dha kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Suharekë, 05.03.2022-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme