Katër persona janë arrestuar në Kosovë në 24 orët e fundit për gjuajtje me armë në ahengje familjare.
Në rastin e parë, të ndodhur në Rrugën e Ulqinit në Prizren, policia ka konfiskuar një armë gjuetie, Cifsan CSP 555 cal-12, 28 fishekë dhe dy gëzhoja.
Në rastin e dytë, në rrugën Xhevat Berisha në Prizren, policia ka konfiskuar armën-pistoletë Gap me një karikator me pesë fishekë.
Një tjetër rast ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë, ku policia ka konfiskuar armën Ekol me një karikator me 12 fishekë dhe pesë gëzhoja.
Në rastin e katërt, policia ka konfiskuar armën Ekol Special me një karikator me pesë fishekë.
Me urdhër të prokurorit, të gjithë të arrestuarit janë liruar në procedurë të rregullt.