Më 21 prill 2018, rreth orës 01:30, Policia e Kosovës gjatë zbatimit të planit Operativ, “Parandalimi i veprave penale ” pas një pune mirë të organizuar operative në fshatin Strazhë komuna Novobërdë, kanë ndalur veturën Mercedes me tabela 01, me pesë persona të dyshuar që ndodheshin në veturë.
Policia e Gjilanit përmes një raporti policor, thotë se gjatë kontrollit të veturës ishte gjetur një thikë me këllëf e vendosur në një çantë në bagazh në ulësen e prapme, një gëzhojë e armës së gjuetisë, një palë dorëza të zeza dhe dy kaçavida.
“Të dyshuarit me ta parë policinë e Kosovës kishin tentuar që ta hedhin nga vetura një armë pistoletë e llojit CZ, 7,65mm, arma është gjet konfiskuar nga policia e Kosovës dhe mjetet tjera të dyshimta të përshtatshme për të kryer vepra penale të “vjedhjes””, thuhet në raport.
Njësitet e hetimeve rajonale së bashku me prokurorin e shtetit kanë shkuar në stacionin e policisë në Novobërdë me qëllim të zbardhjes së rastit të ndaljes së këtyre të dyshuarve.
Në fshatin Stanishor disa persona të panjohur kishin tentuar të vjedhin në depon “ART-TRADE” me pronar shtetasin Shqiptar Kosovar, duke pasur parasysh arrestimin e personave të lartcekur dhe kohën kur ka ndodhur tentim vjedhja dyshimet kanë qenë se të njëjtit mund të jenë të involvuar në këtë vepër penale.
Katër të dyshuar që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës Xh. Sh. (1982), M. S. (1990), D.H. (1990), P.R. (1990), me vendbanime nga vende të ndryshme të Kosovës, me urdhër te prokurorit të shtetit janë sjellë në zyrat e hetuesve rajonal në Gjilan të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatëve të tyre mbrojtës.
Pas intervistimit, janë gjetur prova të qëndrueshme se këta në bashkëveprim kanë qenë të inkriminuar në rastin e tentim vjedhjes, në depon e sipër përmendur, po ashtu dyshohet se këta mundë të jenë të përfshirë edhe në raste tjera të “vjedhjeve”.
Prokurori i shtetit ndaj tyre ka lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë, nën dyshimin për vepre penale “Bashkim Kriminal”, “Mbajtje në Pronësi, kontrolle posedim i pa autorizuar i Armës”, “Vjedhje e Rëndë në Tentativë”.
I dyshuari i pestë L.A. (1990) i njohur për Policinë ndodhet në arrati dhe është në kërkim të policisë.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në Gjilan