Katër të plagosur në Lupq të Podujevës

Prishtinë | 01 Maj 2024 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Një rast i rëndë ka ndodhur sot pasdite në Podujevë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri janë plagosur disa persona.Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic, zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se tre prej personave janë të plagosur me armë zjarri, ndërsa një person tjetër është i lënuar si pasojë e armës së ftohtë, thikë.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, thotë Ahmeti.“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë)”, tha Ahmeti.

Të ngjashme