Të shtunën në orët e hershme, ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në rrugën “Rinia” në Prishtinë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.
Policia ka bërë të ditur se njësitë përkatëse kanë konfiskuar tre armë që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast.
“Më 09.11.2019, rreth orës 02:00, policia është njoftuar për një përleshje mes dy grupeve në rrugën ‘Rinia’. Në këtë përleshje kanë mbetur të lënduar katër persona që janë dërguar për trajtim mjekësor”.
“Policia ka konfiskuar tre armë të shkurtra që dyshohet se janë përdorë në rast. Hetuesit policorë po merren me kompletimin e dëshmive, deklaratave dhe kompletimin e rastit”.