Katër persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë janë pranuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), raporton Ekonomia Online.
Sipas informacioneve nga QKUK, të plagosurit kanë pësuar lëndime të rënda, por gjendja e tyre aktualisht është stabile. Njëri prej tyre është dërguar në sallën operative, ndërsa tre të tjerët po i nënshtrohen ekzaminimeve dhe trajtimit në Qendrën Emergjente.
Po ashtu, bëhet e ditur se të plagosurit janë të moshës mesatare, ndërsa gjendja e tyre, megjithëse e rëndë, mbetet stabile për momentin.