Katër të vdekur e disa të lënduar në Gjermani, e pësuan nga mjetet piroteknike

Prishtinë | 01 Jan 2025 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Të paktën katër persona kanë vdekur në Gjermani, si pasojë e lëndimeve nga mjetet piroteknike të marra gjatë natës së Vitit të Ri.

Në disa qytete, shërbimet emergjente u goditën nga fishekzjarre. Një oficer i policisë në Berlin u plagos rëndë dhe nevojiti operacion kirurgjikal, raporton Dw.com, transmeton Klankosova.tv.

Spitali universitar i kryeqytetit njoftoi se po trajtonte tetë persona me dëmtime të rënda në duar. Më vonë, ky numër u rrit në 15 të lënduar.

Të ngjashme