Katër të vdekur nga bombardimet në juglindje të Ukrainës

Prishtinë | 10 Mar 2022 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Katër persona kanë mbetur të vdekur – dy prej të cilëve fëmijë – pasi një ndërtesë banimi pranë qytetit të Kharkivit është bombarduar gjatë natës nga forcat ruse.

Bombardimi ka ndodhur në fshatin Slobozhanske, në juglindje të Ukrainës.

Kështu kanë thënë Shërbimet Shtetërore të Emergjencave në Ukrainë të cilët kanë njoftuar po ashtu se një vajzë pesëvjeçare është plagosur dhe e njëjta është dërguar për trajtim.

Ekipet e shpëtimit pritet të vazhdojnë operacionet e kërkimit sot për të nxjerrë trupat nga rrënojat, shtuan ata.

Një qendër tregtare u dogj gjithashtu nga bombardimet në zemër të Kharkiv – megjithatë nuk është raportuar për viktima.

Të ngjashme