Punonjësit e shpëtimit në Sicili në kërkim të të mbijetuarve kanë gjetur katër trupa të tjerë të varrosur nën rrënojat e disa ndërtesave të hënën, pasi ato u shembën pas një shpërthimi të fuqishëm.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarrfikësit gjetën katër nga gjashtë personat që ishin ende të zhdukur pas shpërthimit që ndodhi të shtunën në mbrëmje.
Kështu, zbulimi i fundit e çon numrin e të vdekurve në shtatë në qytetin e Ravanusa pranë Agrigento-s në jug të ishullit.
Kishte pak shpresa për të gjetur të gjallë dy personat e fundit të zhdukur, thanë punonjësit e shpëtimit.
Kërkimi dhe rikuperimi ka qenë duke u zhvilluar për 30 orë rresht, tha brigada e zjarrfikësve në një postim në Twitter.
Një ndërtesë banimi katërkatëshe u shemb pas shpërthimit, që ndodhi në orën 20:30 të shtunën dhe disa ndërtesa të tjera u shkatërruan gjithashtu.
Dhe ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin dy gra të gjalla nga rrënojat.
Rreth 100 persona nuk mund të hynin më në shtëpitë e tyre, ndërsa zona përreth ishte e mbuluar me rrënoja, me zjarre që vazhdonin të shpërthenin.