Katër viktima dhe 770 raste të reja me Covid në Shqipëri për 24 orë

| 09 Nën 2021 | 18:53 | Nga

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë humbur jetën katër qytetarë ndërkaq kanë rezultuar pozitivë 770 të tjerë, nga tre mijë e 393 testime të bëra.

Në të gjithë vendin aktivë me këtë virus janë tetë mijë e 157 pacientë.

19 të prekur me COVID janë në gjendje të rëndë, ndërsa të shtruar në spitale janë 182 të infektuar.

Ndërkaq 8 mijë 157 pacientë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë.

Janë shëruar 621 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178 mijë e 998 që nga fillimi i epidemisë. /TCh

Të ngjashme