Çifti i njohur i showbizit, Katy Perry dhe Orlando Bloom, të cilët janë në pritje të fëmijës së parë së bashku, kishin planifikuar të martohen në fund të vitit 2019 por ishin detyruar ta shtyjnë dasmën e cila do të mbahej në Japoni, për verën e vitit 2020. Por, pandemia e Coronavirusit ka bërë që kjo datë të pësojë sërish ndryshime.
E pyetur për planet e martesës, Perry citohet të ketë thënë: “Në vitin 2020 nuk ka më logjikë të planifikosh diçka, sepse shkaku i pandemisë planet po anulohen vazhdimisht. Ne thjeshtë duam ta sjellim në jetë një fëmijë të shëndoshë. Tani kemi arritur në një pikë ku duhet ta jetojmë jetën sot për nesër.”
Tutje, në intervistën e saj të fundit për gazetën “Sunday Morror”, Katy e lavdëroi të fejuarin e saj, aktorin britanik Orlando Bloom, për faktin se e ka ndihmuar gjatë kohëve më të vështira për të.
Duke folur për ballafaqimin e saj me depresionin, këngëtarja e famshme e muzikës pop tha se Bloom është personi i vetëm që ka mundur ta ndihmojë në këtë gjendje, si dhe e quajti atë një burrë të përkryer.
Katy dhe Orlando e filluan lidhjen në vitin 2016 ndërsa vetëm një vit më vonë njoftuan se ishin ndarë. Megjithatë, në fillim të 2019-ës ata vendosën t’ia japin dashurisë edhe një shans. Për Ditën e Shën Valentinit, çifti njoftoi se ishin fejuar dhe unaza që e mori Katy nga Orlando kushtoi pesë milionë dollarë.
Kjo do të jetë martesa e dytë si për Orlandon ashtu edhe për Katyn. Orlando ishte i martuar tre vite me modelen Miranda Kerr me të cilën e ka djalin Flynn Christopher Bloom, ndërsa Katy ishte në një martesë dyvjeçare me komedianin Russell Brand.