Katy Perry vjen festive me klipin e ri

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Vitin e kaluar, Katy Perry publikoi një këngë festive “Cozy Little Christmas”.

Ndërsa të dielën, këngëtarja 35 vjeçare njoftoi se videoja muzikore e këngës do të lansohet të hënën – gati një vit pas publikimit të saj origjinal.

“Këtë sezon për t’u ndjerë edhe më ngrohtë me disa nga miqtë e mi të mbuluar me gëzof!” ka shkruar ajo në Instagram.

Këngëtarja e “I Kissed a Girl” shfaqet e mbushur me plot zbukurime shumëngjyrësh në kokë, duke e bërë atë të duket si një pemë e Krishtlindjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme