Katy Perry fotografohet duke shëtitur vajzën gjatë pushimeve në Hawaii

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja po pushon me Orlando Bloom dhe vajzën Daisy.

Katy Perry është parë duke u shëtitur me vajzën e saj gjashtëmuajshe Daisy, shkruan The Sun.

Daisy, e lindur në gusht 2020, nuk është parë ende nga afër në një fotografi, pasi Katy dhe i fejuari i saj  Orlando Bloom zgjodhën ta mbajnë private këtë pjesë.

Por, mamaja dhe vajza u panë në Hawaii duke shijuar një shëtitje në diell, teksa Katy ishte veshur thjesht.

Foshnja Daisy ndërkohë ishte vendosur në karrocë, e veshur me të  gjelbër të zbehtë dhe kapele të bardhë.

Katy është fotografuar në shtet gjatë ditëve të fundit, duke shijuar një pushim me Orlandon, familjen dhe miqtë.

Dyshja u panë duke shijuar plazhin, Katy ishte fotografuar me një palë rroba banje ngjyrë vjollcë.

Katy më parë zbuloi se ajo nisi filmimin e sezonit të fundit të American Idol vetëm pesë javë pas lindjes. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme