Qindra vite para se John Wayne dhe Gary Cooper të na ofronin versionin hollivudian të Perëndimit amerikan, me burra të ashpër, njerëz të lidhur shpirtërisht me tokën, ishin gratë ato që kishin shtegtuar nëpër tokat e pashkelura.
Ato ishin indigjene, të fiseve navaja, cheyenne dhe të tjera, por edhe fermere spanjolle e meksikane, të cilat prireshin të merrnin udhë dhe të shkelnin drejt tokave të pafundme me peizazhe të virgjëra të pashkelura deri atëherë nga këmba e njeriut, transmeton “Koha Ditore”. Me vete kishin qentë e gjuetisë. Aty do të vendoseshin me katandi që të kultivonin bagëti. Vendet e shkreta do të gjallëroheshin përnjëherë.
Pasardhësit e kolonëve evropianë sollën me vete edhe ide për rolet e burrave dhe grave, dhe për dekada me radhë, fermat dhe rançet familjare do të komandoheshin prej burrave. Tani kur mekanizimi dhe teknologjia ka transformuar industrinë bujqësore, duke kërkuar më pak muskuj kauboji për të kryer punën – megjithëse fuqia nuk është se u mungon edhe fermereve – dhe kur kjo punë është kthyer në mundësi biznesi fitimprurës, gratë kanë nisur të kthehen në vendet e largëta për të rikthyer lidhjen e vjetër me tokën.