Kayleigh McEnany, fytyra “e pranueshme” e Trumpizmit, që i zemëron liberalët

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Kayleigh McEnany, sekretarja më e re për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, që po synon të bëhet fytyra e pranueshme e Trumpizmit, u pyet nëse dëshirontë merret me një parashikim të fortë të muajit shkurt, kur ishte thënë se “ne nuk do të shohim sëmundje si koronavirusi duke ardhur këtu”.

“Do ta ktheja këtë pyetje te mediet dhe të bëj pyetje të ngjashme”, tha ajo të mërkurën. Duke e shikuar librin e vet, ajo i përmendi disa medie dhe artikuj për të cilët tha se e kanë nënvlerësuar kërcënimin.

“Do t’ju lë me këto pyetje dhe ndoshta do t’i keni disa përgjigje brenda disa ditëve”, shtoi ajo. Me një buzëqeshje triumfuese u largua nga salla, duke i injoruar pyetjet, shkruan “The Guardian”.

Presidenti i TV-së tashmë e ka një emisare të TV-së, një zëdhënëse që nganjëherë i largon sytë nga gazetarët dhe shikon drejtpërdrejt në kamerë. McEnany vjen nga ajo që presidentit i pëlqen ta quajë “kastë qendrore”: një performuese e lustruar, katolike e devotshme dhe trumpiane e devotshme. Dhe ajo është vetëm 32-vjeçare.

Megjithatë, për kritikët, McEnany është një apologjete e Trump-it që përpiqet ta sqarojë të pasqarueshmen dhe ta arsyetojë të paarsyetueshmen. Ata e karakterizojnë atë si një oportuniste të motivuar nga fama dhe pushteti më tepër sesa ndonjë besim ideologjik. Ata thonë se ajo i ka braktisur parimet e veta religjioze për ta normalizuar një president që është kritikuar gjerësisht si mizoginist dhe racist.

Të ngjashme