Kazakistani do ta rrisë prodhimin vjetor të naftës

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 13:21 | Nga

Ministri i Energjisë së Kazakistanit, Kanat Bozumbayev, ka deklaruar se vendi i tij deri në vitin 2025 do të rritë prodhimin vjetor të naftës në 104 milionë ton, raporton Anadolu Agency (AA).

Bozumbayev tha se kjo do të arrihet përmes zhvillimit të industrisë energjetike të Kazakistanit me projekte të mëdha të naftës dhe gazit të tilla si Tengiz, Karachaganak dhe Kashagan.

Ai poashtu vuri në dukje se Kazakistani rriti prodhimin e saj të naftës nga 78 milionë ton në 86.2 milionë ton pas fillimit të prodhimit të naftës nga fusha e naftës Karachagan.

Sipas tij, vendi i tij prodhoi 30 milionë ton naftë gjatë periudhës janar-prill të vitit 2018, shifër e cila shënoi një rritje prej 6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2017.

Ai tha se Kazakistani pret të ketë 87 milionë ton naftë në vitin 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme