KDI: Buxhet më i madh i shtetit, financa më shumë për partitë

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 11:05 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokrati i Kosovës (KDI), ka mbajtur takim diskutues në lidhje me analizën e shkurtër mbi financimin e subjekteve politike dhe transparencën në fushatë.

Përmes një dokumenti, drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, tregoj për mënyrën e transparencës në fushata, se si subjektet politike duhet të publikojnë shpenzimet që bëhen gjatë fushatës zgjedhore, raporton Ekonomia Online.

“Ky është një dokument diskutues që shkon më tutje. Dje kemi pare në komisionin për buxhet disa rekomandime që i kemi dhënë më herët të cilat janë përfshirë në ligj. Ligji i djeshëm nga ajo që kemi arrit me pa i adreson disa çështje, por natyrisht ka çështje që mund të diskutohen”, tha Kryeziu.

Ndërsa, Florent Spahija nga KDI ka bërë prezantimin e analizës “Partitë politike vs  transparenca në fushatë” tha se ky punim është i treti me radhë dhe ka të bëj me financimin dhe fushatën gjatë zgjedhjeve.

Sipas tij, me rritjen e buxhetit, rritet e financimi i subjekteve.

“Kufizimet financiare gjatë fushatës zgjedhore mbështetët nga buxheti i shtetit dhe sa herë të rritet buxheti i shtetit do rritet edhe financimi i subjektit në fushatë, 50 cent për një votues. Ligji e ka bërë një definim që shpenzimet duhet të fillojnë 6 muaj para zgjedhjeve dhe shpenzimet duhet të regjistrohen si shpenzime të fushatës zgjedhore”, tha Spahija.

Në punim janë propozuar standardet të cilat sipas KDI-së duhet të bëhen.

Njëra ndër to sipas KDI, është edhe publikimi i financave të secilit kandidat në fushatë.

“Duhet të bëhet publikimi i emrave të të gjithë anëtarët e shtabit zgjedhor të subjektit politik, caktimi dhe publikimi i emrit të menaxherit financiar për fushatën. Detyrimi ligjor që i obligon subjektet politike për hapjen e llogarive financiare për shpenzimet e fushatës zgjedhore. Publikimi i financave të secilit kandidat në fushatë, secili subjekt politik duhet të u publikoj dhe duhet të i detyroj të gjithë kandidatët që të raportojnë në subjektin me të cilin kandidojnë. Publikimi i të dhënave edhe për subjektet juridike (kompanitë) që japin donacione për subjektin politik dhe jo vetëm të pronarëve. Publikimi i kalendarëve të të gjitha ngjarjeve, të cilat do të i realizoj subjekti politik gjatë fushatës”, tha Spahija.

Naser Osmani deputet i Lidhjes Demokratike e Kosovës, tha se financimi i subjekteve politike është një pjesë shumë e rëndësishme dhe me interes të të gjithëve.

“Ky ligj tregon gjitha shpenzimet e subjekteve politike, çështja financiare është çështja më delikate e saj, ka pasur tentativa me ardhur në një ligj të mirë por ligjin e kanë bërë ata që na kritikojnë ne nuk kemi mundur me e zbatuar për shkak të problematikave dhe ka qenë jo i zbatueshëm, por ne përsëri do mundohemi të bëjmë një ligj më të mirë”, tha Osmani, raporton EO.

Ndërsa, Safete Hadergjonaj deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, tha se nëse subjektet politike nuk janë transparente brenda subjektit të tyre atëherë nuk do të jenë as kur të jenë në institucione.

“Transparencën dhe llogaridhënia në subjekte politike e lidhi me atë se si e kanë institucionet, partitë politike nëse janë transparente dhe llogaridhënëse brenda subjektit të tyre atëherë do jenë edhe në të ardhmen transparente në institucione”, tha Hadergjonaj.

Të ngjashme