Instituti Demokrati i Kosovës (KDI) ka mbajtur tryezë diskutimi në lidhje me të drejtat e punëtorëve, ku është shpalosur edhe raporti njëvjeçar i këshillave ligjore dhe shkeljeve nga e drejta e punës të raportuara në KDI me titull “Të drejtat në letër’’, raporton Ekonomia Online.
Florent Spahija nga Instituti Demokratik i Kosovës prezantoi gjetjet e tyre dhe rekomandimet e KDI-së në këtë raport. Ai gjatë prezantimit tha se 60 raste të raportuara për shkelje të ndryshme, kampanja me SMS 18-65 vjeç, 500 thirrje telefonike, jo të gjitha kanë qenë me shkelje të drejtpërdrejta.
“ Punëtorët e sigurimit privat kanë pri me ankesa për shkeljen e të drejtave të tyre, 1 herë në javë punojnë 24 orë, pa pushim javor, mos pagesë me kohë, largim nga puna nëse kanë kërkuar pagën e nuk ju është paguar kontributi pensional, parat ju ndalin në pagesë, por nuk figurojnë në trustin pensional, këto kanë qenë ankesat e tyre, janë lajmëruar si anonim, ndërsa kur është kërkuar të lajmërohen me emër kanë hezituar. 7 muaj pa pagë, rasti më shokues në komunën e Klinës, as pagë, as kesh, as trust”, ka thënë Spahija.
Më tutje u prezantuan edhe gjetjet e tjera nga Florent Spahija. Ai ka treguar edhe për raste të tjera të shkeljeve të të drejtave të punëtorëve. Si rast më specifik, ai ka përmendur rastin e konkursit në komunën e Drenasit.
“Kërkesa e pagës arsye për largim, vonesa e Gjykatës për punëtorin e lënduar, largim nga puna pas lëndimit, pushim i detyruar me pagesë, moslejimi i ndërrimit të punës, reduktimi i orëve mësimore, ka pasë raste kur arsimtari ka lajmëruar se drejtori i shkollës ia ka heqë orët. Konkurset me diskriminim dhe të ndikuara politikisht, rasti në Drenas ku një palë ka kërkuar ndihmë nga ne ku viktima ka kërkuar ndihmë nga ne dhe me intervenimin tonë ky konkurs nga ana e komunës është anuluar. Punëtorët e “Ramiz Sadikut”, problemet e tyre që tashmë i njohim”, ka thënë Spahija.
Basri Ibrahimi, Kryeinspektor i Inspektoratit të Punës, ka thënë se ka pasë shkelje të të drejtave të punëtorëve, por kjo gjendje ka filluar të përmirësohet.
“Pajtohem me raportin që e kam para vetes, të gjitha këto të gjetura i konstatojmë në gjetjet e tona bile edhe ma shumë, është fakt që në sektorin privat ka shkelje. Në sektorin privat 280 punëtor gjatë vitit 2018 kanë punuar pa kontrata pune, ka shkelje edhe sa i përket pagave vonesë, shkeljeve të ndryshme, por ka avancim 1800 punëtor gjatë vitit 2017, të punëtorëve pa kontrata, Inspektorati i Punës nuk ka mundësi për me inskeptu të gjitha kompanitë, për mungesë të inspektorëve. Në sektorit publik ka kurdisje të konkurseve ndërsa në sektorin privat, ka shkelje të shumta, më brengos shëndeti i punëtorit, jemi mundu t’i kushtojmë rëndësi shëndetit në pune, për ne është e rëndësishme shëndeti, i punëtorit jeta e njeriut nuk rikthehet” , tha ai.
Kryeinspektori Ibrahimi tha se është rritë autoriteti i Inspektoratit të Punës dhe është dyfishuar numri i ankesave krahasim me vitin e kaluar.
“Mbi 1700 ankesa, është dyfishu numri i ankesave në krahasim me vitin e kaluar është vendimi i punonjësve dhe përmirësim i punës se Inspektoratit, është rrit autoriteti i Inspektoratit të Punës”, tha ai, raporton EO.
Në këtë prezantim ishte e paraparë që të merrte pjesë edhe Avni Ajdini, Kryetar i BSPK-së, por i cili nuk ishte i pranishëm në këtë panel.
Sipas KDI-në në vitin 2018 në Kosovë janë regjistruar 20 raste të vdekjes në vendin e punës si pasojë e mungesës së kushteve dhe sigurisë në punë, por edhe të mbikëqyrjes jo efikase të punëdhënësve nga Inspektorati i Punës.
Nga ky raport i prezantuar KDI prezantoi këto rekomandime:
“Sektorit privat nuk i raporton rastet nga frika e humbjes së vendit të punës, shumë punëtorë nuk e dinë që ku t’i raportojnë shkeljet, mungesë e vizitave nga Inspektorati i Punës në rastet kur shfaqen si anonim, kurdisja e konkurseve për personat e lidhur me subjektet politike, etj”.
“KDI-ja i ka rekomanduar Inspektoratit të inspektoj se a është paguar trusti pensional, të rriten inspektimet në terren, të njoftoj tek kompanitë kontraktuese për shkeljen e të drejtave të punëtorëve, të organizojë kampanja vetëdijësuese, qeveria, gjykatat, kuvendi të rrisin buxhetin për rritjen e inspektorëve në terren” tha Florent Spahija.