Ismet Kryeziu, drejtor i KDI-së, ka njoftuar se kanë anuluar të gjitha aktivitetet për shkak të rrezikut nga Coronavirusi. Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka treguar se puna e KDI-së do të vazhdojë online deri më 27 mars. Ky është postimi i plotë: Koha për demokraci digjitale! ⚠️NJOFTIM Të nderuar partnerë dhe qytetarë, Duke […]
KDI-ja anulon aktivitetet për shkak të Coronavirusit

Ismet Kryeziu, drejtor i KDI-së, ka njoftuar se kanë anuluar të gjitha aktivitetet për shkak të rrezikut nga Coronavirusi.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka treguar se puna e KDI-së do të vazhdojë online deri më 27 mars.
Ky është postimi i plotë:
Koha për demokraci digjitale!
⚠️NJOFTIM
Të nderuar partnerë dhe qytetarë,
Duke filluar nga e hëna, 16 Mars 2020, zyret e KDI-së do të mbyllen, ndërsa puna do të vazhdojë on-line deri më 27 mars 2020. Tashmë janë anuluar të gjitha aktivitetet publike të organizatës deri në një vendim tjetër.
Koha për demokraci digjitale!
Mbetshi me shëndet!











