KDI-ja me pako informuese për deputetët e legjislaturës së shtatë

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), sot u ka dorëzuar sot 120 deputetëve të legjislaturës së VII, nga një pako informuese me raporte, publikime dhe analiza gjatë vitit që shkoi, lidhur me punën e Kuvendit të Kosovës.

Këto të dhëna, sipas KDI-së, do të jenë në funksion të lehtësimit të punës së deputetëve të kësaj legjislature.

“KDI-ja inkurajon deputetët e kësaj legjislature që të kenë parasysh gjetjet dhe rekomandimet që burojnë nga monitorimi i punës së këtij institucioni, në mënyrë që të adresohen problemet të cilat e shoqërojnë këtë institucion si dhe të rritet transparenca dhe llogaridhënia e tij”, thuhet në një postim të kësaj organizate në rrjetin social “Facebook”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme