KDI-ja ndan tri çmimet për fotografitë më të mira kundër korrupsionit

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 11:29 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizoi ekspozitën dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fotografinë më të mirë kundër korrupsionit 2019, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast tha se kjo ngjarje ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për pasojat e korrupsionit si dhe të ngrisin zërin e tyre.

Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsion tha se KDI ka dhënë kontribut për luftimin e korrupsionit por që Agjencia është munduar t’i ndal në ndihmë shoqërisë civile për luftën kundër korrupsion.

“Dita sotme dhe ekspozita shihet niveli i varfërisë si shkak i korrupsionit. S’jemi të kënaqur me progresin e arritur se vazhdon korrupsioni si nga niveli lokal ashtu edhe qendror“, tha ai.

Arben Kelmendi,nga KDI-ja tha se këtë vit fokusin do ta kenë te Ligji për Sinjalizuesit, i cili ka hyrë në fuqi para 1 viti dhe ende nuk po gjen zbatueshmëri.

“Kjo javë është bërë tradicionale. Sivjet kemi zgjedhur ligjin për sinjalizuesit, t’i ipet pak promovim dhe të mësojnë qytetarët për ekzistencën e këtij ligji. Kemi pa që ka kaluar 1 vit nga ky ligj dhe ende nuk ka një lëvizje. Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve është. Vlerësojmë se janë disa sfida qe e presin ligjore mungesa e vullnetit  politik për zbatueshmëri sfida tjetër është kulturore, këto marrin kohë për t’u tejkaluar. Mendojmë se kjo është ajo qe paraqet problemin më të madh. Do të zhvillojmë një fushatë vetëdijese për te drejtat e tyre nëse rezultojnë në ndonjë parregullsi në vendin e tyre te punës“, tha ai.

Fitues i vendit të parë për fotografinë më të mirë është  Selviana Hysenaj.

Në fjalën e saj, ajo tha se kjo fushatë të sensibilizojë qytetarët për këtë dukuri negative siç është korrupsioni.

“Shpresoj qe kjo fushatë të sensibilizojë qytetarët për këtë dukuri negative”, tha ajo.

Vendi i dytë Valdrin Fetahu.

Vendi i tretë Alban Dragoshi.

Në garë ishin 80 fotografi. Në masë të madhe përmes fotografive ka dominuar tema degradimi i ambientit, poashtu edhe asfaltimi.

Të ngjashme