Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka bërë ndarjen e çmimeve për Foto-garën #FajiKorrupsionit, aktivitet ky i organizuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, raporton Ekonomia Online.
Në këtë garë kanë qenë 49 pjesëmarrës që kanë dërguar fotografi të ndryshme me antë së cilave është paraqitur korrupsioni në Kosovë, ku janë zgjedhur tri fotografitë më të mira.
Arben Kelmendi menaxher i projektit Kundër Korrupsion në KDI, tha se këtë vit edhe për shkak të pandemisë, ata kanë qenë të fokusuar në mbikëqyrjen e tenderëve në Ministrinë e Shëndetësisë, për të parë nëse çmimet e barnave janë në përputhje me tregun.
“Si pasojë e raportimeve tona, sot shumë tenderë nga MSH-ja janë duke u hetuar nga organet e drejtësisë”, tha ai ndër të tjera.
Tri çmimet e para për fotografinë më të mirë Kundër Korrupsionit iu ndanë: Valdrin Fetahut, i cili u vlerësua si më i miri, Fatlinda Daku e dyta dhe Korab Basha i treti.