Instituti i Kosovës për Drejtësi ka prezantuar raportin “Pavarësia, efikasiteti, llogaridhënia dhe integriteti i sistemit gjyqësor dhe prokurorial”, raport i monitorimit sistematik të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial për vitin 2018, raporton Ekonomia Online.
Autori i këtij raporti, Gzim Shala, tha se gjatë hartimit Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial janë përballur me mungesë të efikasitetit dhe llogaridhënies
“Nga gjetjet e IKD, Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial janë përballur me mungesë efikasiteti, llogaridhënie dhe integriteti në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Kushtet dhe ligjet e aplikueshme KGjK dhe KPK i ushtrojnë. KGjK s’ka arritur të bëjë vlerësimin. KGjK ka bërë vlerësimin e 64 gjyqtarë nga 100 gjyqtarë sa ka gjithsej. Gjyqtarët kanë shkelur kodin e etikës dhe s’janë larguar nga detyra. Si KGjK dhe KPK s’kanë treguar efikasitet në miratimin e legjislacionit sekondarë”, tha Shala, raporton Ekonomia Online.
Sipas Shalës, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, KGJK-në dhe KPK-në i ka trajtuar më shumë si departamente të drejtësisë sesa si të institucione të pavarura.
“Gjatë vitit 2018 s’kemi pasur bashkëpunim kemi pasur akuza se kush është fajtor lidhur me krimin e organizuar. Kemi anëtarë që nuk është dëgjuar zëri asnjëherë. Mbi 50% të kërkesa në qasje të dokumenteve zyrtare IKD s’ka marrë përgjigje. KPK mbi 85%vendime të miratuara s’janë publike. Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri KGJK-në dhe KPK-në i ka trajtuar më shumë si departamente të drejtësisë sesa si të institucione të pavarura. Kemi pasur akuza nga Aleksandër Lumezi se po lirojnë kur po bëhet në emra të mëdhenj kanë thënë se po i pengohet në kryejnë e detyrës”, shtoi Shala.
Ky raport ka përfshirë edhe grevat, parregullsitë e auditimit, probleme me dështimet e Këshillit Prokurorial për zgjedhje të anëtarit, etj.