Ekonomia Online
FUNDIT

KDI: Nuk jemi duke bërë hulumtim për zgjedhjet në Drenas

KDI: Nuk jemi duke bërë hulumtim për zgjedhjet në Drenas

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizata lidere e rrjetit të OJQ-ve për monitorim të zgjedhjeve Demokracia në Veprim (DnV), njofton opinionin publik se nuk është duke zhvilluar asnjë hulumtim të opinionit publik lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit. Ky reagim vjen pas informatave nga terreni se janë duke u realizuar […]

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizata lidere e rrjetit të OJQ-ve për monitorim të zgjedhjeve Demokracia në Veprim (DnV), njofton opinionin publik se nuk është duke zhvilluar asnjë hulumtim të opinionit publik lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit.

Ky reagim vjen pas informatave nga terreni se janë duke u realizuar telefonata për të matur preferencat politike të votuesve që thirren në emër të KDI-së.

Të ngjashme