Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit 9 Dhjetor, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka zhvilluar dy aktivitete të ndara, ceremoninë e ndarjes së çmimeve për foton më të mirë në kuadër të garës #hanhankorrupsioni në Prishtinë si dhe garën për karikaturën më të mirë që shpërfaq elemente të korrupsionit, që u zhvillua në Prizren.
Nëpërmjet këtyre garave, qytetarët patën rastin që nëpërmjet veprave të artit të shfaqin pasojat që korrupsioni po i sjell shoqërisë kosovare në të gjithë sektorët si shëndetësi, arsim, infrastrukturë, ambient, prokurim publik etj.
Nëpërmjet jurisë profesionale KDI, ka bërë ndarjen e çmimeve për tri fotografitë më të mira dhe tri karikaturat më të mira.
Këto aktivitete janë përkrahur nga programi i USAID-it, Komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse.
Çmimin e parë për fotografinë më të mirë e fitoi Arben Shala, të dytin Agon Nimani dhe të tretin Ramiz Rexhaj.
Këto aktivitete janë përkrahur nga programi i USAID-it “Komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse”.