Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar ekspozitën për Fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, me ç’rast janë shpallur tre fituesit e kësaj gare, raporton Ekonomia Online.
Vendi i parë iu nda Korab Bashës, vendi i dytë Egzon Azemi, ndërsa vendin e tretë e morri Kushtrim Krasniqi.
Arben Kelmendi menaxher në KDI, tha se ky aktivitet tashmë është i përvitshëm, duke shtuar se do t’u ofrojnë ndihmë viktimave të korrupsionit.
Ai ka kërkuar nga institucionet dhe sistemi prokurorial që t’i bashkërendojnë veprimet dhe të bëhen bashkë kundër korrupsionit.
“Bëjmë thirrje që përmes fotografisë e shprehin korrupsionin këtij fenomeni negativ në shoqërinë kosovare. Edhe pse s’jemi anëtare e OKB ne kemi marrë këtë iniciativë në luftën kundër korrupsionit. Bëjmë monitorim të procedurave të prokurimit. Ne vazhdojmë t’u ofrojmë viktimave të korrupsionit ndihmë falas. Vitin e kemi përmbyllur me një aktivitet të tillë dhe kemi qenë të kënaqur me numrin e fotografive që kemi pranuar”.
“Në këtë ditë kundër korrupsionit përshëndesim miratimin e strategjisë për sundimin e ligjit. Kërkojmë nga institucionet dhe sistemi prokurorial që t’i bashkërendojnë veprimet e tyre dhe të bëhemi bashkë kundër korrupsionit. Siç është edhe motoja vetëm të bashkuar mund ta luftojmë këtë dukuri negative”.
Fituesi i çmimit të parë, Korab Basha tha se korrupsioni është dukuria më negative, madje ai po e konisderon kancer i gjithë shoqërisë.
“Për neve është me rëndësi mu pasuruar shumë shpejt. Kisha pas dëshirë me tregu që korrupsioni është dukuri negative kancer i krejt shoqërisë”.
“Qysh ndihet ai person që e ka fituar tenderin e kësaj rruge. Që një familje mund të pësojë në këtë rrugë kur të vir nga diaspora”.
Kurse fituesi i çmimit të dytë Egzon Azemi, tha se fotografia që ai ka realizuar ka arritur që të sensibilizojë një pjesë të qytetarëve dhe të pengojë një afër korrupitive, raporton EO.
“Është një nga foto joartistike sepse ka mesazh konkret. Kjo foto është realizuar kur ka ndodhur një aferë korruptive ku të shkolla Xhevdet Doda, e rrënohej ndërtesa e azbestit”.
“Me këtë foto kemi sensibilizuar një pjesë të qytetarëve dhe kemi pezulluar këtë aferë korruptive”.
Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit 2021 synon të nxjerrë në pah të drejtat dhe përgjegjësitë e të gjithëve në trajtimin e korrupsionit: shtetet nënshkruese, zyrtarët qeveritarë, nëpunësit civilë, organet e zbatimit të ligjit, përfaqësuesit e medias, sektori privat, shoqëria civile, akademia, publiku dhe të rinjtë.
Pra, nuk duhet vetëm shtetet dhe organet e tyre të bashkohen dhe të ballafaqohet me këtë problem global. Çdo qytetar, i çfarëdo moshe dhe gjinie – ka një rol për të luajtur për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin, në mënyrë që të promovojë qëndrueshmërinë karshi këtij fenomeni dhe integritetin në të gjitha poret e shoqërisë.
KDI ka vazhduar edhe sivjet të
monitorojë procesin e prokurimit publik, me fokus në sektorin e shëndetësisë,
për të siguruar që blerjet dhe shërbimet gjatë emergjencës shëndetësore të jenë
transparente, në përputhje me ekonominë e tregut të lirë dhe konform nevojave
të qytetarëve.
KDI ka vazhduar me ofrimin e ndihmës juridike falas për viktimat e korrupsionit,
dëshmitarët dhe sinjalizuesit e veprave korruptive. Shumë punëtorë të cilët
kishin humbur vendet e punës gjatë pandemisë apo nuk kishin realizuar të
drejtën e pagesës nga pakoja emergjente kanë kërkuar ndihmë ligjore.