KE anulon misionin vëzhgues në Shqipëri, shkak paqartësia në procesin zgjedhor

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme Këshilli Europës ka anuluar misionin vëzhgues për zgjedhjet në Shqipëri, transmeton “Panorama”. Shkak, sipas kësaj gazete, është bërë paqartësia në procesin zgjedhor.

“Këshilli i Europës ka vendosur të anulojë Delegacionin e Kongresit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Shqipëri për shkak të paqartësisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor si edhe rreziqet e mundshme të sigurisë në zona të caktuara ku do mbahen zgjedhjet.

Ju kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar anulimi në çastet e fundit dhe ju falënderojmë për gatishmërinë për të bashkëpunuar me Kongresin,”-njoftoi Këshilli i Europës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme