Komisioni Europian ka publikuar së fundi raportin e programit të reformave ekonomike për Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Turqinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Ky raport jep një panoramë gjithpërfshirëse sa i përket ecurisë së ekonomisë shqiptare, por edhe projeksioneve për të ardhmen.
Borxhi publik projektohet pranë 70.6% në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, për të zbritur në 67.7% vitin e ardhshëm dhe 63.6% në vitin 2018.
Në krahasim me rajonin, vetëm Serbia dhe Mali i Zi, me 0.1 pikë përqindje pritet të kenë një normë borxhi më të lartë se Shqipëria. Komisioni Europian vlerëson gjithashtu se shpenzimet gjatë këtij viti do të bien, pranë 29.6% të GDP-së, nga 30.2% që ishin një vit më parë.