Pas numërimit të mbi 98 përqind të votave në Prizren, Lidhja Vetëvendosje prin me 40.12 përqind ndërkaq pasohet nga Totaj me 31.29 përqind dhe Quni me 15.11 përqind.
Quni për Klan Kosovën ka thënë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me secilën parti.
“Kemi shpreh gatishmërinë tonë të bashkëpunojmë me gjitha partitë. Me asnjë parti nuk kemi vija të kuqe”, ka thënë Quni.
Se pse nuk ka një rezultat më të kënaqshëm, sipas Qunit kjo çështje varet edhe nga pozita e yjeve në horoskop.
“Janë shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Përsëriteshin sondazhet publikisht, dhe tregonin kah duhet të orientohet vota”, ka shtuar ai.
“Është fakt që kemi startu vonë kjo ma shumë lidhet me shëndetin tij, thuajse nga salla e opecacioni kam hy në fushatë. Por besoj që e kemi bërë më të mirën”, ka thënë Quni.