Vendimi i opozitës shqiptare për të dorëzuar mandatet nga Parlamenti ka shkaktuar shqetësim në Bruksel.
Këtë e dëshmoi qartë edhe deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, i cili i kërkoi të mos largohet nga Parlamenti.
“Në një demokraci legjislatura është instanca e parë ku çështjet politike, që prekin të gjithë vendin, duhet të diskutohen, e ku për to duhen kërkuar zgjidhjet. Opozita shqiptare nuk duhet ta braktisë Parlamentin”, tha Jagland, i cili iu bashkua gjithashtu korit të zërave që kanë bërë thirrje për frenim nga retorika e dhunës.