Me një ambient të dekoruar me trëndafila rozë e ngjyrë shampanje, këngëtarja Morena Taraku i ka bërë surprizë një personi shumë të dashur për të.
Modelja e famshme e cila po jeton në Stamboll, është kujdesur që për miken e saj më të mirë të rezervojë një mbrëmje speciale për t’ia uruar ditëlindjen.
Në një ambient të dekoruar me shumë shije e edhe nën shoqërinë e qirinjve e dhuratave, Morena ia ka uruar ditëlindjen shoqes së saj Krenares.
“Miqtë e vërtetë janë gjithçka. Urime ditëlindjen për dashurinë time”, ka shkruar Morena në Instagram, duke i bashkëngjitur këtij urimi edhe një fotografi ku e përqafon shumë përzemërsisht miken e saj.