KEDS dënohet me 10 mijë euro

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti i Përgjithshëm ka gjobitur me 10 mijë euro Kompaninë Kosovare për Furnizim dhe Distribuim të Enegjisë Elektrike (KEDS).

Ky vendim erdhi për shkak të mosrespektimit të aktvendimeve të formës së prerë dhe të urdhrit për përmbarim të kësaj gjykate për përmbushjen e detyrimit për shfuqizimin e vendimeve për ndërprerjen e marrëdhënies së punës kreditorëve të përmbarimit.

Sipas vendimit të datës 21 dhjetor, KEDS obligohet që borxhin prej 10 mijë euro t`i paguaj brenda 15 ditësh.

Më poshtë gjeni vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë:

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme