Ekipet e KEDS sot kanë finalizuar projektin për instalimin e daljes alternative për institucionet e rëndësisë së veçantë shtetërore në qendrën e Prishtinës.
Sipas njoftimit për media, për realizimin e këtij punimi është ndalur dalja nga ku furnizohen këto institucione dhe konsumatorët e kësaj daljeje. Me realizimin i këtij projekti këto institucione të rëndësishme tani do të kenë 2 dalje alternative në rast të ndërprerjeve që mund të ndodhin apo të ndonjë avarie.
Ky projekt është realizuar në vazhdën e projekteve investive që po ndodhin në tërë territorin e Kosovës, trasnmeton Klan Kosova.
Informatat e detajuara të punimeve, kohëzgjatjen dhe arsyen e nderprerjes do t’i gjeni ne webfaqe të KEDS.