KEDS-i thotë është i përgatitur për festë, apelon për kursim të rrymës

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

KEDS-i dhe KESCO thonë se kanë siguruar energjinë e mjaftueshme për furnizim me energji elektrike gjatë festës së ndërrimit të motmotit.

KEDS-i apelon te të gjithë konsumatorët që të bëjnë kursim maksimal të energjisë elektrike që të kemi furnizim sa më stabil në këtë periudhë festive.

Në kohën e mbretërimit të temperaturave të acarta një numër i madh i qytetarëve po ngrohen me energji elektrike, dhe si rrjedhojë, kërkesa vazhdimisht është mbi 1000 megavat/orë.

Ky veprim të njëjtën kohë po krijon tejnxehje të aseteve dhe mbingarkim të tyre, sidomos në disa zona të caktuara. Më të afektuarat mbesin Fushë Kosova, Ferizaj, Malisheva dhe pjesërisht Prizreni e Suhareka.

KEDS-i ka reaguar duke investuar në rrjet dhe duke intervenuar përmes mirëmbajtjes së vazhdueshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme