KEDS: Me rastin e ish-punonjësve po merret gjykata

Prishtinë | 14 Mar 2017 | 16:16 | Nga

Punëtorët e larguar nga KEDS-i, të përkrahur nga Federata e Sindikatave të Pavarura “EelektroKosova -FSPE”, sot kanë protestuar para ndërtesës së KEDS-it.

Arsyeja e Protestës është mos zbatimi i vendimeve të Gjykatës së Apelit, Gjykatës Themelore dhe Inspektoratit të punës për kthimin e punëtorëve të larguar nga puna.

“Siç është në dijeni edhe opinioni publik, disa ish-punëtorë kanë shfaqur sot brengën e tyre përmes protestës të mbajtur para zyrave qendrore të KEDS-it. KEDS përmbahet që të komentojnë rreth këtyre shqetësimeve pasi që kjo çështje është në gjykatë dhe ne në asnjë rrethanë nuk ia lejojmë vetës të ndikojmë në këtë proces”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Si rast që ndodhë në çdo kompani të madhe që i nënshtrohet zhvillimeve teknologjike, po ashtu edhe atyre strukturore, rezulton që ndonjëherë pozita të caktuara brenda kompanisë të bëhen të tepërta. “Ky ishte rasti edhe kur kemi mbyllur një departament të tërë, i cila në situatën aktuale nuk është më i nevojshëm si pjesë e operimeve tona”.

“Duke qenë një kompani e përgjegjshme dhe duke treguar ndjeshmërinë tonë për ish-punonjësit e afektuar, ne kemi përgatitur dhe ofruar paketa financiare, si dhe asistencë të trajnimit deri në një vit. Aq më tepër ne kemi qenë të hapur për të diskutuar me sindikatën e punëtorëve që të sigurohet një tranzicion sa më i butë të jetë e mundur”.

“Ne i bëjmë thirrje të gjitha subjekteve të përmbahen nga dhënia e deklaratave për një rast që nuk është vendosur ende në gjyq, sepse kjo jo vetëm që dëmton çështjen vetë, por gjithashtu dërgon një mesazh të gabuar tek ish-punonjësit”, thuhet në një komunikatë nga KEDS-i.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme