KEDS-i në kuadër të investimeve po bën revizionimin e plotë të tensionit të mesëm të rrjetit distributiv, shkruan sot Koha Ditore.
Po shqyrtohen një nga një të gjithë largpërçuesit dhe po intervenohet në secilin ku paraqitet e nevojshme. Kjo po bëhet që konsumatorët të kenë shërbime sa më cilësore dhe faktorët atmosferikë të kenë sa më pak ndikim në furnizimin me energji elektrike. Kështu thuhet në një komunikatë të KEDS-it.
Në të theksohet se gjatë këtij përforcimi të rrjetit, që do të bëhet gjatë tërë muajit gusht, do të ketë ndërprerje disaorëshe në largpërçuesin specifik ku intervenohet. KEDS-i për këtë kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve. Pra, kjo duhet të merret si investim, që e përmirëson shërbimin dhe bëhet për të mirën e të gjithëve e assesi si reduktim.