KEDS-i s’i përfillë vendimet për kthimin e të larguarve nga puna

Prishtinë | 05 Nën 2016 | 14:28 | Nga

Rrahman Ismajli, që kishte përvojë pune më shumë se 30 vjeçare, në KEK e më pas në KEDS, ishte larguar nga puna përkundër që kishte kontratë të përhershme. Ai kishte bërë ankesë në Inspektoratin e Punës dhe të dy shkallët kishin marrë vendim në favor të Ismajlit, për kthimin ne vendin e punës.
Ismajli kishte marrë vendimin e plotfuqishëm të shkallës së parë dhe dytë të Inspektoratit të Punës dhe kishte shkuar në KEDS për ta rifilluar punën me dy përfaqësues sindikal.

Por në hyrje të objektit të KEDS-it, Ismajli ishte ndaluar dhe nuk ishte lejuar, përkundër vendimit të plotfuqishëm që ishte marrë më 29 korrik të këtij viti.

“Jam lajmëruar me dy përfaqësues sindikal te porta, kam kërkuar takim me drejtorin, sepse kam marrë vendimin e plotfuqishëm nga Inspektorati i Punës për tu kthyer në punë. Më kanë thënë që nuk mund të hysh dhe nuk mund ta takosh drejtorin. E kanë regjistruar në libër të hyrjeve që jam lajmëruar. Kështu ka qenë ngjarja”, ka treguar Ismajli, për lajmi.net.

Në aktvendim që e posedon lajmi.net thuhet se është i plotfuqishëm dhe është nënshkruar nga inspektori i punës Florim Krasniqi.

Në këtë vendim thuhet se KEDS-i ka bërë të dhëna të paqarta dhe kontradiktore kur ka marrë vendim për largimin nga puna të Ismajlit. Përvec asaj vendimi thotë se ka të dhëna të pasakta dhe është në kundërshtim me ligjin.

“Në bazë të rrethanave të theksuara më lartë konstatohet se: vendimi Nr 265 i datës 30.06.2016 me të cilin punonjësi Rrahman Ismajli i është ndërprerë marrëdhënia e punës është bërë në kundërshtim me: dispozitën e nenit 86 paragrafi 1 i ligjit Nr.02/L-28 për procedurën administrative; sipas së cilës arsyetimi duhet të formulohet qartë dhe të përfshijë shpjegimet e bazës ligjore faktike të aktiti (vendimit) si dhe paragrafin 86.3 sipas të cilit arsyetimi me të dhëna të paqarta dhe kontradiktore ose të pasakta, është i barasvlershëm me mungesën e arsyetimit; me dispozitën e nenit 70 paragrafi 1 pika 1.1 sepse punëdhënësi nuk ka ofruar dëshmi se janë plotësuar kushtet për t’iu referuar kësaj dispozite si dhe në kundërshtim me pikën 1.3 të nenit 70 të ligjit Nr 03/L-212 të Punës sepse punëdhënësi nuk ka provuar ta transferoj në ndonjë vend tjetër të punës, trajnoj apo kualifikoj për ndonjë punë tjetër”, thuhet në vendim e Inspektoratit të Punës, e që KEDS-i nuk po e zbaton.

Ndërsa Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi, nuk është se ka shumë njohuri për punën e Inspektoratit, përkundër që e udhëheq këtë instutcion.

Ai nuk ka dijeni se a po zbatohen vendimet e institucionit që drejton.

“Ne sa kemi njohuri vendimet e plotfuqishme të Inspektoratit i zbaton KEDS-i”, thotë Ibrahimi me hamendje.

Ibrahimi thotë se për rastin e Ismajlit, mund të mos jetë informuar për shkak se siç thotë ai, institucioni i tij, nuk kanë mundësi ta përcjellin çdo vendim.

“Mund të jetë se nuk e kemi marr informatën sepse mbetet çështje e palës që të na informoj për mos zbatim të vendimit sepse mbetet çështje e palës për të na informuar për mos zbatim sepse ne nuk kemi mundësi ta përcjellim çdo vendim”, thotë Ibrahimi për lajmi.net

Ibrahimi thotë se nuk është detyrimisht vetëm gjoba, kur nuk zbatohet një vendim i plotfuqishëm i Inspektoratit.

“Nuk thash, as gjobitet, as nuk gjobitet, kjo është çështje e oportunitetit të Inspektoratit se a vendos për me gjobit a jo, nuk është detyrimisht gjithmonë vetëm me gjobit”.

Por Ibrahimi e pranon se vendimet janë ekzekutive dhe duhet të zabtohen dhe jo rekomandime.

“Na e nxjerrim vendimin dhe është ekzekutiv, urdhërdhënës, nuk është as humanitet e as rekomandim. Por është i zbatueshëm. Pala ka mundur të tregoi që nuk është ekzekutuar vendimi dhe ne të shohim se si të veprojmë më tutje”, thotë Ibrahimi për lajmi.net.

Ndërsa avokati i punëtorëve të KEDS-it që janë larguar nga puna, Nasuf Hasani, thotë se veprimet e kompanisë turke janë të kundërligjshme dhe cenim i marrëdhënies së punës.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme