Drejtori i Dortmundit, Sebastian Kehl, pret që Jadon Sancho të qëndrojë në klub të paktën edhe për një sezon.
Anësori 20 vjeçar ka qenë i lidhur ngushtë me një transferim te Manchester Unitedi, por skuadrat nuk kanë arritur marrëveshje, me Dortmundin që ka qenë kategorik kundër shitjes së anglezit, transmeton KOHA.
“Jadon është i lumtur të qëndrojë. Ai ka kontratë deri në vitin 2023. E shoh në fushë dhe është ai është shumë i lumtur. Të gjithë jemi të lumtur që e kemi këtu. Ai do të qëndrojë këtu të paktën edhe për një sezon”, ka thënë Kehl.
Sancho ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë te Dortmundi në sezonin që lamë pas, derisa ka tërhequr vëmendjen e top klubeve evropiane.