Liverpool ka dështuar të fitojë tre ndeshjet e fundit në Premierligë dhe tani do të ketë derbin e qytetit ndaj Evertonit.
Një ditë përpara ndeshjes si zakonisht, menaxheri Jurgen Klopp, ka dal në një konferencë shtypi ku ka dhënë të rejat e fundit, transmeton lajmi.net.
Ai në atë konferencë njoftoi se Naby Keita ka trajnuar me skuadrën dhe është gati për të luajtur, ndërsa Fabinho jo.
I pyetur nëse Alisson është i lënduar apo jo, Klopp u shpreh: “Ai është mirë”.
Diogo Jota është afër rikthimit por jo në këtë fundjavë, ku sipas gjitha gjasave ai pritet të rikthehet në ndeshjen ndaj Sheffield United më 28 shkurt.
Nesër me fillim nga ora 18:30 do të fillojë përballja mes Liverpool dhe Everton në Anfield.