KEK mohon akuzat për tenderin 2.5 milionësh, pezullimi u bë për shkak të një kërkese ligjore

Prishtinë | 19 Gus 2025 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar ndaj një artikulli të publikuar nga Gazeta “Insajderi” më 19 gusht 2025, lidhur me pezullimin e tenderit për rehabilitimin e kullës ftohëse në TC Kosova B. KEK thekson se pezullimi është bërë në përputhje me nenin 108/A të Ligjit për Prokurimin Publik, pasi më 18 gusht ka pranuar një kërkesë për rishqyrtim, çka e detyron ligjërisht pezullimin e aktivitetit deri në një vendim përfundimtar.

KEK i ka quajtur të pavërteta dhe dezinformuese pretendimet e medias dhe ka kërkuar informim të saktë dhe të balancuar. Institucioni riafirmon përkushtimin ndaj transparencës, ligjshmërisë dhe konkurrencës së drejtë në të gjitha proceset e veta.

Të ngjashme