Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A5 e Termocentralit Kosova A është rikthyer me sukses në operim gjatë orëve të mëngjesit të sotëm. Sipas KEK-ut, rikthimi është bërë pas sanimit të rrjedhjeve dhe përmbushjes së të gjitha kushteve teknike dhe të sigurisë.
Aktualisht, Termocentrali Kosova A operon me tri njësi gjeneruese aktive, duke kontribuar në prodhimin e qëndrueshëm të energjisë elektrike.
KEK ka falënderuar stafin teknik për angazhimin dhe reagimin e shpejtë.