KEK-u synon t’i ulë shpenzimet në mënyrë që ta realizojë premtimin për rritje të pagave

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 07:50 | Nga

Kostoja buxhetore që bart rritja e paralajmëruar e pagave të punëtorëve të KEK-ut e ka pamundësuar marrjen e një vendim të tillë.

Kjo rritje u ishte premtuar rreth 5 mijë punëtorëve të KEK-ut nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme, shkruan sot Koha Ditore.

E për ta shtyrë përpara këtë premtim ishte mbledhur të premten Bordi i Drejtorëve të KEK-ut, porse një gjë e tillë nuk ishte arritur.

Kryesuesi i Bordit të kësaj ndërmarrjeje, Faruk Hajrizi, ka thënë se kjo rritje ka kosto dhe ndikon në gjendjen financiare të KEK-ut. Megjithatë, ka thënë se rritje do të ketë. Për ta bërë këtë, ai ka thënë se do të reduktohen disa shpenzime që, sipas tij, janë të panevojshme.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme