Grupi i punës për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për miniera nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik, i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Kryetarja, Sala Berisha-Shala, në vazhdën e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit dhe sfidave të KEK-ut, sot ka qëndruar në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit si dhe kanë vizituar mihjet sipërfaqësore.
Delegacioni është pritur nga Drejtori Menaxhuesi KEK-ut, Arben Gjukaj me bashkëpunëtorë. z. Gjukaj ka njoftuar Deputetët për prodhimin dhe stabilitetin energjetike në vend, i cili po bëhet falë punës së palodhshme të punëtorëve të kësaj Korporate, mangësitë ligjore në këtë sektor, por edhe për sfidat e përditshme me të cilat ballafaqohet KEK-u.
Në anën tjetër, deputetët e këtij Komisioni njëzëri falënderuan drejtorin menaxhues dhe stafin e KEK-ut për punën e palodhshme që bëhet në këtë Korporatë, ata gjithashtu u shprehën të gatshëm për përkrahjen e KEK-ut e me theks të veçantë në fushën legjislacionit, ata kërkuan nga menaxhmenti i KEK-ut t’i bëjnë të gjitha vërejtjet lidhur me ndryshimin/plotësimin e amendamenteve në ligjin për miniera dhe minerale dhe sa më parë t’i dërgohen Komisionit i cili do t’i analizojë me vëmendje dhe në varësi të arsyetimit do t’i procedojë në Kuvend për miratim.