Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani në një prononcim për media ka thënë se aksioni të cilin e ka marrë Policia e Kosovës ka qenë në vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime në vendime të bazuara në vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme i cili ka bërë refuzimin e hyrjes së disa personaliteteve të Serbisë në Kosovë”
“Në bazë të informacioneve Gjuriq ka hyrë në Kosovë në një tubim me qytetarët e asaj pjese. Policia e Kosovës ka ndërmarrë aksionet dhe gjatë hyrjes në atë lokacion ka hasur në një rezistencë aktive. Përkundër kësaj Policia e Kosovës është përkushtuar ta zbatojë vendimin dhe arrestojë Gjuriq. I njëjti është larguar nga territori i republikës së Kosovës”, tha ai.