Kelly Brook duket mahnitëse në një set fotografik me të brendshme, që u publikua vetëm pak ditë pasi aktorja dhe modelja angleze u kritikua ashpër për modifikimin, sipas fansave, të fotove të saj me bikini.
37-vjeçarja kishte postuar disa foto nga Bodrumi i Turqisë, ku dukej shumë në formë, por ndjekësit e sulmuan menjëherë duke i komentuar se ato foto kishte shumë mundësi që të ishin modifikuar me Photoshop.
Por Kelly është shfaqur e mrekullueshme në setin fotografik për kalendarin 2018.
Kelly ka treguar format e saj rrumbullake dhe seksi, në disa nga fotot e postuara prej saj në Instagram.
Brooke, duket joshëse, teksa tregon asetet e saj për tu pasur zili dhe kush do e marrë kalendarin e saj do kalojë një vit “të nxehtë”.