Kreu i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka reaguar lidhur me punësimet e familjarëve që u raportuan se po bëhen nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kelmendi përmes një reagimi tha se partitë opozitare që kanë udhëhequr vendin për 20 vite, po ankohen se VV-ja po ua vjedhë strategjinë e punësimit të nipave dhe mbesave.
“Ata që kanë udhëheqë me vendin për 20 vite po ankohen se VV-ja po iu “vjedhë” strategjinë e punësimit të nipave dhe mbesave. A menduan se veç ata kanë nipa e mbesa? A menduan se veç ata shëtisin me xhipa të zi?A menduan se veç ata ia paguajnë rrymën serbëve në veri nga 10 milion euro në vit? Jo more, gabim e kanë, edhe VV-ja ka merak me bë sikur ata”, ka thënë Kelmendi.
Ata që kanë udhëheqë me vendin për 20 vite po ankohen se VV-ja po iu “vjedhë” strategjinë e punësimit të nipave dhe mbesave. A menduan se veç ata kanë nipa e mbesa?
A menduan se veç ata shëtisin me xhipa të zi?A menduan se veç ata ia paguajnë rrymën serbëve në veri nga 10 milion euro në vit?
Jo more, gabim e kanë, edhe VV-ja ka merak me bë sikur ata.Mos ia prishni rehatinë VV-së, se kanë fitu, i kanë votat, munden dhe po “dijnë”.
ELHAMDULILAH, ne FJALA, as me ata dhe as me këta.